Dortmundi fiton ndaj Hoffenheimit, tre shqiptarë standardë 

Futboll

Dortmundi fiton ndaj Hoffenheimit, tre shqiptarë standardë 

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja

Dortmundi para shikuesve të vet ishte kockë e fortë për Hoffenheimin, duke triumfuar me rezultat 2:0.

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën si zakonisht standardë për Hoffenheimin.

Sulmuesi Asllani u zëvendësua në minutën e 62-të.

Futbollistët Brandt (43') e Schlotterbeck (60') shënuan për fitoren e verdhezinjve.

Albian Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të.

Pas javës së 14-të në Bundesliga I, Dortmundi është në vend të tretë me 28 pikë e ka 5 më shumë se Hoffenheimi në të pestin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat