Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës

Futboll

Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 10:44
Edon Zhegrova

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Juventusit në derbin e fundjavës në Serie A.

Edon Zhegrova u aktivizua sërish vetëm në minutat e fundit të takimit, duke pasur hapësirë të kufizuar për të ndikuar në lojë.

Trajneri Luciano Spalletti, pas ndeshjes, ka sqaruar arsyet pse reprezentuesi i Kosovës nuk mori minuta më të shumta.

Ai tha se Zhegrova gjatë javës ka pasur shqetësime fizike, duke munguar edhe në stërvitje.

Edoni po vjen nga një periudhë e gjatë mungese. Ai është një lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por këtë javë ka pasur shqetësime dhe ka qenë jashtë stërvitjes. I duhet kohë që të rikthehet në ritmin e duhur. Do të doja ta përdorja më shumë, por ai duhet të rifitojë formën e tij fizike,” tha Spalletti.

Zhegrova pritet të rikthehet gradualisht në ritmin e plotë, ndërsa Napoli vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat