Tirana merr vendimin drastik për Ardian Nuhiun

Futboll

Tirana merr vendimin drastik për Ardian Nuhiun

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 18:45
Trajneri Ardian Nuhiu

Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të shfaqet nesër në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Teutën në transfertë.

Ky është vendimi i klubit bardheblu, pas humbjes 0:2 ndaj Partizanit në derbi.

Tirana ka vendosur për heshtje për shtyp, ndërsa aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Superiores.

Në përfundim të 15 javëve janë vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Takimi me Teutën ndërkohë do të luhet të shtunën.

Një sfidë e cila është rezervuar për në orën 19:30 te stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat