Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futboll

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 13:25
Milot Rashica

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të rikthehet këtë vikend si startues te Besiktasi.

Rashica dhe skuadra e tij këtë vikend luan derbin ndaj Trabzonsporit.

29-vjeçari pas një kohë të gjatë pritet të rikthehet si startues në këtë ndeshje.

Mediat turke raportojnë se trajneri i “shqiponjave” pritet të startoj me dyshen: Abraham dhe Rashica.

Rashica këtë sezon ka zhvilluar 12 ndeshje, por është pa gola dhe asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat