Skuka flet pas çmimit

Futboll

Skuka flet pas çmimit

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 19:36
Xhuliano Skuka

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2:1.

Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit të dytë Xhuliano Skuka. 

“Të gjithë e prisnin këtë trofe.

Tifozët dhe ekipi jemi të gjithë një, motiv më shumë për të vazhduar.

E thashë edhe javën tjetër pas derbit, s’është Partizani që të gjithë presin, unë i pari. Jemi në rrugën e duhur, do të ketë përmirësim akoma. Po vazhdoj të punoj, po flisja me trajnerin.

Kam qenë pak i mërzitur që s’luaja, por i shkon një bravo e madhe profesorit, është ideja e tij kjo lëvizje (për të mos e nisur titullar).

 Ai është i pari, do bëjmë çfarë thotë ai. Unë isha kapiten i Partizanit në Evropë, erdhën trajnerët më ulën në stol, s’kam bërë gjë të keqe, kam ulur kokën e kam punuar dhe jam këtu sot.

Gati për 90 minuta? Unë gati jam, por besoj edhe pak. Duhet pak durim”, tha Skuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat