​Futbollisti afrikan vdes për shkak të ritualit të magjisë

Futboll

​Futbollisti afrikan vdes për shkak të ritualit të magjisë

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 22:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi ka tronditur futbollin e divizionit të dytë të Burundit.

Gjatë një ndeshjeje të shtunën e kaluar në Qendrën Teknike Kombëtare të Ngaragës, futbollisti i skuadrës Igiraneze Aime Gueric papritmas u rrëzua në fushë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të ekipeve mjekësore, lojtari i ri vdiq gjatë transportit për në spital, raporton kp.

Federata e Futbollit të Burundit shprehu ngushëllimet e saj, por nuk deklaroi shkakun e vdekjes.

Megjithatë, sipas deklaratave të disa dëshmitarëve në ndeshje, shkaku i vdekjes është i çuditshëm - mesfushori dyshohet se kishte një monedhë në gojë që e gëlltiti, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Siç raportohet nga Radio Publique Africaine, nuk ishte një monedhë e zakonshme, por një talisman i lidhur me rite të ndryshme magjie.

Edhe pse vetë lojtari e mbrojti veten nga akuzat për përdorimin e praktikave të tilla në një intervistë të mëparshme, përdorimi i sendeve të veçanta për fat të mirë është thellësisht i rrënjosur në futbollin e Burundit.

I gjithë rasti nxiti thirrje për të hetuar të gjitha rrethanat dhe për t'i dhënë fund ritualeve të rrezikshme. Federata e Futbollit të Burundit, megjithatë, hesht për momentin dhe nuk ofron shpjegime shtesë në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat