Manchester United synon transferimin e Ruben Neves në janar

Futboll

Manchester United synon transferimin e Ruben Neves në janar

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 19:29
Neves

Manchester United po mendon të formojë një mesfushë të re për vitin 2026.

Lëndimi i Bruno Fernandes mund të përshpejtojë planet e tyre, pasi kapiteni i tyre mund të mbetet jashtë fushës për më shumë se një muaj.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, ”Djajtë e kuq” po vëzhgojnë situatën e Ruben Neves.

28-vjeçari ka qenë në radarin e United që nga koha e tij në Wolves, kur ai kishte pushtuar Premier League me shfaqjet e tij ‘përrallore’.

Mesfushori portugez përfundimisht iu bashkua Al-Hilal në verën e vitit 2023 në një transferim me vlerë 47 milionë funte dhe vazhdoi të krijonte një partneritet të shkëlqyer me Sergej Milinkoviq-Saviq.

Megjithatë, Neves thuhet se nuk është i interesuar të zgjasë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite përtej verës së vitit 2026, duke refuzuar kështu përpjekjet e klubit për të rinovuar kontratën e tij në skadencë.

Ditët e fundit, është raportuar se Man Utd po kërkon të godasë situatën duke nënshkruar Neves në një marrëveshje me çmim të ulët në janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat