Vëllaznimi rikthen Leotrim Krasniqin

Futboll

Vëllaznimi rikthen Leotrim Krasniqin

Më: 1 janar 2026 Në ora: 01:07
Leotrim

Vëllaznimi ka gjetur trajnerin e tyre të ri.

Bëhet fjalë për Leotrim Krasniqin, i cili rikthehet te klubi gjakovar pas disa muajsh.

“Me kënaqësi ju prezantojmë kryetrajnerin e ekipit tonë, një kapitull që pati nisur dhe tani do të vazhdojë me vizion të qartë, me energji të re dhe ambicie për suksese të mëdha.

Mirë se vjen Lauta”, shkruhet në njoftimin e Vëllaznimit në “Facebook”.

Krasniqi, përveç Vëllaznimit ishte trajner edhe te Liria dhe së fundi te Dinamo Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat