Aston Villa me pikë të plotë, tre pikë larg liderit të Anglisë

Futboll

Aston Villa me pikë të plotë, tre pikë larg liderit të Anglisë

Nga: K.G. Më: 3 janar 2026 Në ora: 15:16
Watkins

Aston Villa vazhdon me rezultate të mira edhe në Vitin e Ri. 

Skuadra nga Birminghami para shikuesve të vet doli ngadhënjimtare me rezultat 3:1 ndaj Nottingham Forestit, në takimin e javës së 20-të të Premier Leagues.

Futbollistit Watkins (45+1'), McGinn (49' e 73’) – shënuan për fitoren e mikpritësve. 

Gibbs-White (61’) – realizoi për udhëtuesit.

Aston Villa i afrohet 3 pikë liderit Arsenalit.

Skuadra e Arsenalit kryeson me 45 pikë, por ka një ndeshje më pak e tre pikë më shumë se Aston Villa në vend të dytë.

Nottingham zë pozitën e 17-të me 18 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat