Endri Çekiçi larg Shqipërisë

Futboll

Endri Çekiçi larg Shqipërisë

Më: 10 janar 2026 Në ora: 18:30
Endri Çekiçi

Tashmë është zyrtare, Endri Çekiçi është pjesë e ekipit të Zakho SC në elitën e futbollin irakian.

Më herët ishte përfolur për një transferim të mundshëm nga 29-vjeçari te Tirana, por që ka mbetur thjesht “teori”.

Nuk zbulohet paga dhe hapësira kohore e kontratës.

Së fundmi, Çekiçi kishte luajtur me CR Belouizdad në Algjeri, por aventura në këtë skuadër nuk zgjati shumë.

Lojtari në fjalë ka dalë nga akademija e Pogradecit, për të vijuar te Teuta, e më pas nis kalvari i transferimeve jashtë Shqipërisë.

Me Kombëtaren, pogradecari numëron 11 prezenca, e shoqëruar edhe me 1 gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat