Drita prezanton Oniks Grezdën

Futboll

Drita prezanton Oniks Grezdën

Më: 16 janar 2026 Në ora: 20:36
Pamje nga prezantimi

Drita FC, kampioni aktual i Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht se Oniks Grezda ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2028, duke u bërë pjesë e projektit.

“Oniksi ka vendosur t’i besojë projektit tonë dhe të marrë hapin e radhës në karrierën e tij,” thuhet në njoftimin e klubit.

Për finalizimin e transferimit, klubi ka arritur marrëveshje me Kukësin për kartonin e lojtarit, të cilin e falënderojnë për bashkëpunimin dhe profesionalizmin gjatë negociatave.

Ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm kampionët e Kosovës, duke shtuar cilësin në skuadër për sezonet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat