Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

Futboll

Hadërgjonaj përfshihet në ekipin ideal të javës në Turqi

Më: 20 janar 2026 Në ora: 15:47
Formacioni

Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor.

Futbollisti shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke.

Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi.

Përfaqësuesi nga Kosova është vlerësuar me notën 8,5, njëherësh prej më të lartave të këtij ekipi special.

Përpos që kontribuoi në repartin defanziv, Hadërgjonaj kontribuoi edhe në fazën ofanzive me harkimet e tij.

Në formacionin ideal të javës Hadërgjonaj e gjen veten në mesin e yjeve të futbollit turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat