Mbrojtësi shqiptar bën rikthimin e bujshëm

Futboll

Mbrojtësi shqiptar bën rikthimin e bujshëm

Më: 21 janar 2026 Në ora: 20:16
Partizani

“Produkt” i Besës së Kavajës, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut Egzon Belica, është bërë me ekip të ri ditën e sotme.

Pas mbylljes së aventurës futbollistike te Shkëndija e Tetovës, 35-vjeçari ka kaluar te Rabotniçki nga Shkupi si transferim i lirë.

Në të kaluarën, Belica ka mbajtur shiritin e kapitenit te Partizani, sikurse ka fituar tiutullin me “Demat e Kuq” në sezonin 2018-2019.

Protagonisti në fjalë ka qenë pjesë e Rabotnicki Skopje edhe më herët, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një rikthim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat