Pedri u lëndua mbrëmë, mësohet se sa do t’i mungojë Barcelonës

Futboll

Pedri u lëndua mbrëmë, mësohet se sa do t’i mungojë Barcelonës

Më: 22 janar 2026 Në ora: 14:23
Pedri

Barcelona ka konfirmuar një lajm të keq pas ndeshjes së fundit, pasi mesfushori Pedro González Pedri ka pësuar një dëmtim muskulor.

Sipas testeve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm, është konfirmuar se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë (hamstring), të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Slavia Prague-s

Klubi ka bërë të ditur se koha e rikuperimit pritet të jetë rreth një muaj, çka do të thotë se Pedri do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme në vazhdim.

Mungesa e tij përbën një goditje për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin kyç që mesfushori spanjoll ka në organizimin e lojës dhe ritmin e ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat