Afonso de Oliveira Rodrigues do të jetë futbollisti i ri i Egnatias

Futboll

Afonso de Oliveira Rodrigues do të jetë futbollisti i ri i Egnatias

Më: 30 janar 2026 Në ora: 18:13
Afonso de Oliveira Rodrigues

Afonso de Oliveira Rodrigues do të jetë futbollisti i ri i Egnatias.

Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Tondela, ekip i elitës së futbollit portugez, për të nisur një rrugëtim të ri në Superiore.

Me klubin e Egnatias, Afonso Rodrigues do të firmosë kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Ndërkohë që klubi portugez, Tondela, ka ruajtur 50% të kartonit, në rast se Egnatia e shet lojtarin në të ardhmen.

Sulmuesi 23-vjeçar ka një karrierë intersante. Ai ka dalë nga karrierë e Bragës, teksa ka luajtur edhe me Famalicao dhe Pacos Ferreira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat