Dënim i rëndë për 2 vite, FIFA "trondit" klubin e LaLiga

Futboll

Dënim i rëndë për 2 vite, FIFA "trondit" klubin e LaLiga

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

FIFA ka ndaluar Athletic Bilbao të regjistrojë lojtarë të rinj deri në janar të vitit 2028.

Vendimi është i rëndë dhe nëse nuk ndryshon, klubi do ta ketë të vështirë të përforcohet sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, drejtuesit e klubit spanjoll duken të qetë dhe besojnë se situata do të zgjidhet. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se po punohet për të shmangur pasojat e këtij ndalimi.

Ndërkohë, FIFA pritet të marrë masa edhe ndaj Rayo Vallecano dhe Mallorca në elitën e futbollit spanjoll. Edhe pse vendimi është marrë një ditë më parë, ai po merr vëmendje të madhe vetëm sot në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat