Matoshi shpërthen në Zvicër

Futboll

Matoshi shpërthen në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 22:30
Futbollisti Valmir Matoshi

Futbollisti Valmir Matoshi ka treguar formë të lartë në javën e 24 të Kampionatit të Zvicrës.

Matoshi është shënues i dyfishtë në fitoren e thellë të Thunit me rezultat 5:1 ndaj Lausannes.

Matoshi ka shënuar në minutën e 20-të e 21-të. 

Golat tjerë i realizuan Reichmuth (72'), Rastoder (85') e Bertone (90+4' - nga penalltia).

Për Lausanenn realizoi Janneh (45+1')

Kastriot Imeri e Valmir Matoshi u paraqitën titullarë.  Matoshi u zëvendësua në minutën e 61-të e Imeri në 62-tën.

Alban Ajhdini u aktivizua në minutën e 72 minuta për Lausannen.

Thun  kryeson me 55 pikë e Lausanne është në vend të shtatë me 29 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat