FSHF vijon investimet në infrastrukturë, dy fusha drejt përfundimit në Gjirokastër

Futboll

FSHF vijon investimet në infrastrukturë, dy fusha drejt përfundimit në Gjirokastër

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 14:29
Fusha

Në Gjirokastër po merr formë një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën sportive, me ndërtimin e dy fushave me përmasa standarde, që pritet t’i japin një zhvillim të ri futbollit në këtë qytet.

FSHF në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës po punon intensivisht për finalizimin e projektit, që tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse. Aktualisht ka nisur procesi i shtrimit të tapetit artificial, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të plotë të investimit.

Njëra prej fushave ka qenë ekzistuese dhe i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, ndërsa fusha e dytë është një investim i ri i FSHF-së në kuadër të projektit “100 fushat”, që synon përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Ky investim do t’i shërbejë drejtpërdrejt komunitetit sportiv, të rinjve dhe akademive lokale, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat