Orges Shehi nuk dorëzohet: Do bëjmë maksimumin, risi në formacion

Futboll

Orges Shehi nuk dorëzohet: Do bëjmë maksimumin, risi në formacion

Më: 3 mars 2026 Në ora: 23:25
Orges Shehi

Humbja në Klasiken e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, i “prishi” debutimin te Tirana trajnerit Orges Shehi.

Ky i fundit do kërkojë të ndryshojë “pllakën” në derbin e nesërm ndaj Dinamos, ndeshja e dytë e Kupës së Shqipërisë.

Fakti që bardheblutë e kanë humbur sfidën e parë 0 – 2, e bën “malore” për trajnerin Shehi, gjithsesi 48-vjeçari nuk ka ndërmend të dorëzohet:       

Si duket gjendja? Gjendja përgjithësisht është e mirë, dhe pse shumë pak ditë na ndajnë nga ndeshja që kemi zhvilluar. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e Kupës.

Si e vlerësoni Dinamon? Meriton respekt, kushdo skuadër, aq më tepër Dinamo që ka pozicion të mirë në renditje dhe kontingjent të mirë. Është sfidë e vështirë, edhe për shkak të rezultatit të parë. Kjo është ndeshje e dytë, por do përpiqemi të bëjmë maksimumin, për të qenë në lojë gjatë gjithë kohës.

Çfarë nuk shkoi në Shkodër? Pas çdo ndeshje, e analizojmë. Jo për të gjetur fajtorët, por ku kemi gabuar. Duke qenë se ndeshja tjetër vjen shumë shpejt, kjo analizë bëhet më e shkurtër. Do mundohemi të ndryshojmë diçka nesër, dhe do ketë disa lojtar të rinj në formacion.

A mund të përmbyset rezultati? Dhe për shkak të rezultatit të parë, shkalla e vështirësisë është më e madhe. Do mundohemi të jemi gjithmonë në lojë, të jemi konkret dhe të kujdesshëm, duke parë rezultatin dhe vështirësinë. Do bëjmë maksimumin tonë.

I trembeni mbijetesës? Fokusi ka qenë të Kupa. Edhe pse në kampionat jemi në pozicion jo të mirë dhe na pret një ndeshje tjetër pas katër ditësh, pas ndeshjes nesër. E dimë që të gjithë kundërshtarët kanë objektiva dhe ndeshjet janë të forta, por mendojmë t’i marrim ndeshjet një nga një.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat