Gjermania ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 4:3 ndaj Zvicrës.
Në minutën e 17-të kapiteni Granit Xhaka ashtu si di ai, asistoi për golin e Zvicrës kundër Gjermanisë.
Një pasim i shkëlqyeshëm gjen rrugën për te Dan Ndoye, i cili me qetësi shënoi, 1:0.
Ndeshja miqësorë u luajt në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel.
Për Zvicrën shënuan Ndoye (17'), Embolo (41') e Monteiro (79’) dhe për gjermanët Tah (26'), Gnabry (45+2') e Wirtz (61' e 86’).
Futbollisti Xhaka është zëvendësuar në minutën e 46-të nga Ardon Jashari.