Kenan Yildiz befason Kosovën, poston një fotografi ku po ngushëllonte yllin tonë

Futboll

Kenan Yildiz befason Kosovën, poston një fotografi ku po ngushëllonte yllin tonë

Më: 3 prill 2026 Në ora: 14:30
Yildiz e Zhegrova

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës vërehej edhe në fytyrën e yllit tonë, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Kenan Yildiz e la në gjysmë festën me skuadrën e tij, për të shkuar dhe për ta ngushëlluar Edon Zhegrovën.

Pamjet u bënë mjaft virale në rrjetet sociale, ndërsa tani ka reaguar edhe vet ylli turk.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram, postoi një fotografi me Zhegrovën, në momentin kur po e ngushëllonte pas përfundimit të ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat