Qamili humb penalltinë, Emini asiston për barazim! Tre shqiptarë në fushë në Danimarkë

Futboll

Qamili humb penalltinë, Emini asiston për barazim! Tre shqiptarë në fushë në Danimarkë

Nga: K.Goca Më: 4 prill 2026 Në ora: 23:51
Lirim Qamili

Lirim Qamili, Sefer Emini e Olti Hyseni u paraqitën për ekipin e Sonderjyskes në barazimin 2:2 kundër Midtjylland-it. 

Futbollisti shqiptar Lirim Qamili humbi penalltinë në rezultatin 2:0, dhe më pas Sefer Emini asistoi për golin e dytë të mysafirëve.

Ishte minuta e 67-të kur Qamili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.

Më pas në minutën e 81-të Sefer Emini hyri në lojë.

Një gol për të ngushtuar diferencën pasoi menjëherë, dhe më pas në minutën e 89-të të ndeshjes Emini asistoi për barazimin 2:2.

Hyseni u aktivizua në minutën e 46-të e Qamili u paraqit standard.

Sonderjyske importoi një pikë.

Pas javës së 25-të të Superligës daneze, Midtjylland është në vend të dytë me 48 pikë dhe ka dhjetë më shumë se Sonderjyske që gjendet një pozitë më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat