Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Futboll

Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Më: 16 prill 2026 Në ora: 13:08
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave është rikthyer në fushë pas udhëtimit nga Uellsi, ku zhvilloi ndeshjen e parë në Wrexham, duke rinisur përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të sfidës së radhës.

Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e radhës stërvitore paraditen e sotme, me fokus maksimal te ndeshja e kthimit ndaj Uellsit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit i është bashkuar edhe mesfushorja Gresa Berisha, e cila është tashmë në dispozicion të stafit teknik dhe një alternativë e rëndësishme për këtë përballje.

Sfida Shqipëri – Uells do të luhet të shtunën, në ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Hyrja do të jetë falas për tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat