Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga Mallorca

Futboll

Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga Mallorca

Më: 24 prill 2026 Në ora: 09:27
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi feston sot datëlindjen. Prezrenasi i lindur më 24 prill 1994 tashmë është shndrruar në një nga sulmuesit kryesor në Evropë me shkëlqimin e tij në skuadrën spanjolle Majorka të cilën po e mban mbi super për të mbijetuar në La Liga këtë edicion.

“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në LaLiga. Urime, pirate”, thuhet në urimin e Majorkas për Muriqin.

Muriq është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola të realizuar deri më tani, vetëm tri më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit.

E ardhmja e tij së fundi është raportuar se mund të sjellë ndryshime pasi interesim të madh për të ka shprehur skuadra turke Fenerbahçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat