Skandali i gjyqtarëve në Itali

Futboll

Skandali i gjyqtarëve në Itali

Më: 1 maj 2026 Në ora: 11:16
Xhanluka Roki

Hetimi i Prokurorisë së Milanos ndaj gjyqtarëve po kalon nëpër një terren kompleks, duke përfshirë përgjime, dëshmi dhe hipoteza që ende nuk janë verifikuar.

Një nga më të fundit ka të bëjë me bisedën e Xhanluka Rokit, e cila daton më 2 prill 2025, dhe në të cilën shfaqet emri i menaxherit të arbitrave të Interit.

Bëhet fjalë për Xhiorxhio Skenone, menaxheri i klubit që ruan marrëdhëniet me gjyqtarët ndeshje pas ndeshje.

“Në këtë intervistë ish-dizenjatori kishte përmendur se cilat zgjedhje të gjyqtarëve do të ishin apo nuk do të ishin vlerësuar te klubi zikaltër”, shkruhet në median italiane “La Repubblica”.

Nuk dihet nëse kjo bisedë është bërë drejtpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat