Nasri sulmon Artetën: Ka sulmuesin e papërshtatshëm

Futboll

Nasri sulmon Artetën: Ka sulmuesin e papërshtatshëm

Më: 2 maj 2026 Në ora: 13:33
Nasri

Ish-mesfushori i Francës dhe Arsenalit, Samir Nasri sulmoi ashpër zgjedhjet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, në lidhje me profilin e sulmuesit të skuadrës.

Në një deklaratë për “Canal+”, Nasri u shpreh se suedezi Viktor Gyokeres nuk është zgjedhja ideale për stilin e lojës së Arsenalit.

“Mendoj se Arteta ka zgjedhur profilin jo të përshtatshëm të sulmuesit me suedezin. Ai duhet të kishte marrë një lojtar që krijon lidhje me mesfushën”, deklaroi Nasri.

Gjithashtu, francezi e krahasoi sulmuesin suedez me yllin e Sitit, Erling Haland, por theksoi se Gyökeres nuk ka të njëjtin nivel dhe i mungon loja me shpinë nga porta.

“Është pak si Haland, por jo aq i mirë dhe pa aftësinë për të mbajtur topin”, shtoi Nasri. Deklaratat e ish-mesfushorit pritet të hapin debat mes tifozëve dhe analistëve, duke vënë në pikëpyetje strategjinë e Arsenalit në repartin e sulmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat