Arsenali i Artetës po jeton një ëndërr

Futboll

Arsenali i Artetës po jeton një ëndërr

Më: 5 maj 2026 Në ora: 23:31
Arteta

Arsenal po zhvillon një nga sezonet më të jashtëzakonshme në historinë e tij. Me 41 fitore në të gjitha kompeticionet, londinezët kanë barazuar rekordin e klubit të vendosur në sezonin 1970/71, duke konfirmuar një formë vërtet mbresëlënëse. 

Në  Champions League, skuadra londineze ka hyrë në histori duke u bërë e vetmja që ka mbetur e pamposhtur në 14 ndeshjet e para të një edicioni, një tregues i qartë i urisë dhe konsistencës së ekipit këtë sezon. 

Rrugëtimi i tyre kulmon me rikthimin në finalen e parë që nga viti 2006, duke i dhënë fund një pritjeje 20-vjeçare.

Ky është një nga intervalet më të gjata mes dy finaleve në historinë e kompeticionit, krahasuar me raste si Atletiko Madrid dhe Liverpul. 

Arsenali i këtij sezoni nuk është thjesht fitues, është një skuadër e ndërtuar mbi dominim, që po shkruan një kapitull të ri në elitën e futbollit europian. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat