Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19

Futboll

Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19

Më: 8 maj 2026 Në ora: 17:03
Arman Durmishi

Arman Durmishi provoi për herë të parë në këtë javë, se si është të stërvitesh me ekipin e parë të Juventusit.

Talenti i Shqipërisë U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, që po përgatit transfertën me Leçen.

Durmishi shkëlqeu në këtë sezon me Juventusin U-20. Dhe pse 17 vjeç, ishte golashënuesi kryesor i ekipit në Primavera.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 realizoi 10 gola në 23 ndeshje ku mori minuta. Interesante do të jetë nëse Juventusi do i japë mundësinë për të qenë në stol me ekipin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat