Ousmane Dembélé ka ndezur rrjetet sociale me një shaka virale lidhur me dizajnin e fanellës së re të Paris Saint-Germain për sezonin 2024/25.
Duke postuar një foto-editim ku shihet me një fanellë me gjatësi të madhe, të ngjashme me një veshje tradicionale islame, dhe duke mbajtur një kapelë të bardhë, Dembélé ka ironizuar përmasat e papritura të uniformës së re.
Reagimi i sulmuesit francez ndaj fanellës ka shkaktuar të qeshura dhe komente të panumërta mes tifozëve, të cilët i janë bashkuar shakasë me postime kreative dhe meme të ndryshme.
Kjo lëvizje vjen pas prezantimit zyrtar të fanellës me vija vertikale të ngjashme me një tjetër fanellë të vjetër të klubit francez.