Struga Trim Lum varet nga Shkëndija 

Futboll

Struga Trim Lum varet nga Shkëndija 

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 18:29
Topi

Çfarë i pret dy përfaqësuesit e Maqedonisw sw Veriut nw futboll, në raundin e parë kualifikues të Conference League?

“Realisht aty duhet të gjenden Shkëndija dhe Struga Trim Lum, por edhe Sileksi ka gjasa nëse arrin të triumfojë në finalen e Kupës së Maqedonisë.

Nëse Vardari bëhet kampion, ndërsa Shkëndija e fiton trofeun e Kupës, atëherë tetovarët dhe struganët do të luajnë në Conference League. Nga kjo del se pjesëmarrja e Struga TL varet nga Shkëndija. 

Në çdo rast, Shkëndija dhe Vardari e kanë pothuajse të sigurt pjesëmarrjen në kualifikimet e garave evropiane.
Në rast se Shkëndija dhe Struga TL gjenden në raundin hyrës të LK-së, garë në të cilën sezonin e kaluar tetovarët arritën deri në fazën e grupeve, e më pas edhe në “play-off”, duke u bërë skuadra e parë nga Maqedonia me paraqitje pranverore në Evropë, atëherë do të jenë në grupin e bartësve para shortit”
, shkruan mediumi maqedon “Sportsport”.

Shkëndija ka koeficient 10.875, ndërsa Struga TL 5.000 dhe pa probleme do të gjendeshin në grupin e bartësve. Ndërsa Sileksi me koeficient 2.000 dhe Vardari, nëse nuk bëhet kampion, me koeficient 1.551 do të jenë në grupin e skuadrave jo bartëse.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat