Chelsea ofron 80 milionë euro për lojtarin që shkruajti historinë në Spanjë

Futboll

Chelsea ofron 80 milionë euro për lojtarin që shkruajti historinë në Spanjë

Më: 17 maj 2026 Në ora: 11:17
Sociedad

Pas dështimit të turpshëm gjatë këtij sezoni, Chelsea po përgatitet të bëjë një revolucion të vërtetë dhe të bëjë ndryshime drastike në ekip, gjatë verës.

Një nga emrat që ka përfunduar në radarin e “Bluve” është Ander Barrenetxea, anësori i Real Sociedad, i cili së fuundmi është futur edhe në librin e Rekordeve Guinness.

Ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e finaleve të Kupës së Mbretit. Iu deshën vetëm 14 sekonda për të shënuar kundër Atletico Madrid në finale, e cila në fund u fitua nga Real Sociedad.

Duke ditur që për 24-vjeçarin ka interes konkret edhe nga Manchester United, Chelsea është e gatshme të paguajë kluazolën 80 milionë euro të vendosur për anësorin nga klubi bask.

Pas dështimit të Alejandro Garnacho dhe Jamie Gittens, drejtuesit e “Bluve” e shohin Ander Barrenetxea-n si profilin e duhur për krahun e majtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat