Unitedi konfirmon largimin e radhës, pas atij të Casemiros

Futboll

Unitedi konfirmon largimin e radhës, pas atij të Casemiros

Më: 17 maj 2026 Në ora: 19:35
Casemiro

Manchester United siguroi fitoren 3-2 ndaj Nottingham Forestit në ndeshjen e fundit të Casemiros në “Old Trafford”, megjithatë një detaj i rëndësishëm që mund t’u ketë shpëtuar tifozëve është se u konfirmua edhe largimi i një tjetër lojtari këtë verë.

Casemiro mori një karton të verdhë në këtë fitore dhe njëkohësisht mbylli kapitullin e tij në shtëpinë e Unitedit me tri pikë në ndeshjen e fundit me fanellën e klubit.

Lamtumira e brazilianit ishte një nga temat kryesore të takimit të “Djajve të Kuq”, së bashku me Bruno Fernandesin që barazoi rekordin e asistimeve në një sezon të Premierligës, duke pasur ende një ndeshje për ta thyer rekordin.

Ndërkohë, goli i Matheus Cunhas u shoqërua me polemika, pasi dukej se Bryan Mbeumo kishte prekur topin me dorë në ndërtimin e aksionit, por gjyqtari e vlerësoi si të paqëllimshme dhe e lejoi golin të qëndrojë.

Gary Neville u shpreh i habitur me vendimin, duke besuar se duhej akorduar faull për prekje me dorë, ndërsa edhe tifozët u befasuan që goli u pranua.

Megjithatë, mes gjithë këtyre zhvillimeve, u konfirmua edhe largimi i Tyrell Malacias nga Manchester Unitedi këtë verë.

Malacia iu bashkua Unitedit nga Feyenoord në korrik 2022 dhe ka regjistruar gjithsej 49 paraqitje me ekipin e parë.

Mbrojtësi ka luajtur vetëm dy herë këtë sezon, të dyja ndaj Newcastle Unitedit, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te PSV Eindhoven, ku fitoi Eredivisie.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Unitedit që fitoi EFL Cup në vitin 2023, ndërsa largimi i tij u konfirmua nga Michael Carricku në fjalimin pas ndeshjes drejtuar tifozëve.

Trajneri tha: “Ka edhe Tyrellin, për të cilin u fola djemve para ndeshjes. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve. Ju inkurajoj ta mbështesni”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat