Vjen reagimi nga Arsene Wenger, pasi Arsenali e fitoi Premierligën pas 22 viteve

Futboll

Vjen reagimi nga Arsene Wenger, pasi Arsenali e fitoi Premierligën pas 22 viteve

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:38
Arsène Wenger

Arsène Wenger ka dërguar një mesazh motivues për Arsenal pas publikimit të videos së festimeve në rrjetet sociale, duke vlerësuar arritjen e titullit kampion dhe mentalitetin fitues të skuadrës londineze.

Ish-trajneri legjendar i “Topçinjve” u shpreh: “Ju e bëtë. Kampionët vazhdojnë, kur të tjerët ndalen.” 

Wenger theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij momenti historik për klubin, duke shtuar:

“Kjo është koha juaj… tani vazhdoni dhe shijoni çdo moment.”

Mesazhi i tij është pritur si një mbështetje emocionale për skuadrën, e cila sapo ka përjetuar një nga momentet më të mëdha të dekadave të fundit, duke rikthyer titullin kampion në Premier League pas 22 vitesh pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat