Shqiptarët mburren me talentin shqiptar që mbron ngjyrat e Malit të Zi

Futboll

Shqiptarët mburren me talentin shqiptar që mbron ngjyrat e Malit të Zi

Nga: K.G. Më: 20 maj 2026 Në ora: 15:04
Mark Gjokaj

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi në edicionin e kaluar dhe sivjet janë sërish në finale, mburren me talentin e madh shqiptar Mark Gjokaj.

Futbollisti Gjokaj është pjesë e Deçiqit dhe tani është në përgatitje të përbashkëta me Malin e Zi.  

“Futbollisti ynë i talentuar Mark Gjokaj prej dje është me përfaqësuesen U17 të Malit të Zi në përgatitje për Kampionatin Evropian UEFA që zhvillohet në fund të muajit në Estoni.

Ai do të luajë në Grupin B kundër Danimarkës (26 maj), Italisë (29 maj) dhe Francës (1 qershor).

Ky kampionat është moment krenarie për klubin tonë dhe dëshmi e punës e përkushtimit të Markut.

Ai është lojtari i parë nga Tuzi që merr pjesë në këtë kampionat, duke hyrë në historinë 100-vjeçare të klubit si shembull i suksesit”, ka njoftuar KF Deçiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat