Gjermania do të publikojë sot listën përfundimtare për Botërorin 2026.
“Bild” ka treguar emrat që pritet të konfirmohen nga trajneri Julian Nagelsman, ndërsa mungesa e Karim Adejemit konsiderohet surprizë.
Nuk do të ketë ftesë as për futbollistët shqiptarë. Brajan Gruda ishte i vetmi, që kishte më tepër shpresa, por duket se nuk është momenti i tij.
Nagelsman vendosi të marrë katër portierë.
Sërish nuk ka vend për Diant Ramajn, që e konsideron veten si portieri më i mirë i gjeneratës së re.
Nelson Veiper nuk kishte pritshmëri. Për të ishte sezon shumë i vështirë dhe me pak minuta te Mainz.
FSHF ka treguar interes prej kohësh për të tre lojtarët e përmendur dhe që mbyllën sezonin në Bundesligë.
E ardhmja e tyre mbetet në ajër, ndërsa Gjermania nuk i konsideron aktualisht.