James Rodriguez thotë se Ancelotti pengoi transferimin te United

Futboll

James Rodriguez thotë se Ancelotti pengoi transferimin te United

Më: 23 maj 2026 Në ora: 12:49
Pamje

James Rodriguez ka rrëfyer në një dokumetar jetën e tijh prej futbollisti.

Kolumbiani kujtoi kohën kur u largua nga Real Madridi dhe ishte pranë transferimit te Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Por ai thotë se këtë transferim e pengoi trajneri Carlo Ancelotti i cili e deshi te Bayern Munich dhe për ta bindur i kishte thënë se ”Manchesteri ka vdekur”.

“Askush nuk e di këtë, por pas Real Madridit do të nënshkruaja për Manchester United. Jorge Mendes më tha: ‘A do të shkosh te Bayern?’

Dhe unë u përgjigja: ‘Ku do të luaj?

Ja ku është Ribéry, Robben…’ Ai tha: ‘Carlo të kërkoi ty.’ Carlo më telefonoi dhe unë i thashë: ‘Mendoj se do të shkoj në Manchester

.’ Dhe ai u përgjigj: ‘Çfarë Manchester? Manchester ka vdekur. Duhet të vish këtu me mua.’ Mendoj se ishte një vendim i mirë të shkoja te Bayern Munich”, ka deklaruar James.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat