Feronikeli 74 nga Drenasi kthehet në shoqërinë e më të mirëve.
Klubi nga Drenasi me trajnerin Granit Begolli arritën qëllimin, duke hyrë në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli përfundoi në pozitën e dytë me 74 pikë, një më pak se kampioni i Ligës së Parë, Vushtrria.
“Një sezon i jashtëzakonshëm, shumë sakrificë, punë dhe zemër në çdo ndeshje dhe sot, me krenari themi se Superliga është shtëpia jonë!
Urime lojtarëve, stafit, tifozëve dhe gjithë qytetit të Drenasit për këtë sukses të merituar. Bashkë e fituam këtë betejë!”, shkruan në faqen e Feronikelitt 74.