Barcelona po monitoron situatën e Anthony Gordon, i cili pritet të largohet nga Newcastle United gjatë verës.
Sulmuesi anglez pëlqehet shumë nga trajneri Hansi Flick, por katalunasit përballen me konkurrencë të fortë nga Bayerni dhe Liverpooli.
25-vjeçari ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Newcastle dhe vlera e tij në treg raportohet rreth 90 milionë euro.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona synon ta ulë çmimin përmes negociatave, pasi situata financiare mbetet pengesa kryesore për transferimin.