Bëhet e ditur se si vdiq talenti shqiptar në moshën 13 - vjeçare

Futboll

Bëhet e ditur se si vdiq talenti shqiptar në moshën 13 - vjeçare

Më: 29 maj 2026 Në ora: 12:12
Agan Asani n

Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Kumanovë dhe më gjerë.

Ka ndërruar jetë futbollisti 13-vjeçar, Agan Asani nga Çerkezi, i cili ishte pjesë e klubi futbollit Kumanova.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqriri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e talentit të ri.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani.

Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve.

Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, ka shkruar Zeqriri.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Agan Asanit ka prekur familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalë të sjellshëm, të përkushtuar dhe me pasion të madh për futbollin.

Nga MPB thonë se i riu ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik, respektivisht pasi ishte goditur nga një veturë derisa po voziste trotinet elektrik.

Policia thotë se shoferi i veturës tashmë është privuar nga liria.

“Më 28.05.2026 rreth orës 21:10 në Sektorin për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fshati Çerkez.

Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në orën 21:20 në Stacionin Policor të Kumanovës, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat