Vora prezanton blerjen e re

Futboll

Vora prezanton blerjen e re

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 13:09
Ersildjo Asllanaj

Ersildjo Asllanaj është zyrtarisht një lojtar i Vorës.

Mbrojtësi 24-vjeçar që sezonin e kaluar ishte pjesë e Apolonisë, do të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit shqiptar.

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj.

Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vores për sezonin e ri.

Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër.

Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat