​Lojtarët norvegjezë përballen me kushte të pazakonta gjatë qëndrimit në SHBA

Futboll

​Lojtarët norvegjezë përballen me kushte të pazakonta gjatë qëndrimit në SHBA

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 19:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Erling Haaland, Martin Odegaard dhe pjesa tjetër e skuadrës norvegjeze janë paralajmëruar të kenë kujdes nga gjarpërinjtë e rrezikshëm kur të relaksohen duke luajtur golf, ku norvegjezët janë të vendosur gjatë qëndrimit të tyre në Greensboro për Kupën e Botës.

Një numër i madh lojtarësh norvegjezë kanë shprehur tashmë qëllimet e tyre për t’u çlodhur nga orari stresues i Kupës së Botës, me golf mes stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Megjithatë, kur luajnë, duhet të kenë kujdes që të mos e godasin topin jashtë kufijve, sipas masave paraprake në faqen e internetit për Greensboro, ku qyteti paralajmëron për gjarpërinjtë potencialisht të rrezikshëm.

“Tre zvarranikë që ka të ngjarë të shihni në Greensboro. Gjarpërinjtë kokëbakër gjenden në të gjithë Shtetet e Bashkuara lindore dhe juglindore dhe janë shumë të zakonshëm në Greensboro. Mos e provokoni, mos u përpiqni ta kapni ose ta shqetësoni në ndonjë mënyrë tjetër është jashtëzakonisht e rrezikshme të bëni diçka tjetër përveçse ta lini të qetë” – bënë të ditur faqja zyrtare e internetit të Greensboro.

Ndërkohë, mesfushori i ekipit kombëtar, Kristian Thorstvedt, i cili është ndër ata që do të kalojnë shumë kohë në fushën e golfit në Shtetet e Bashkuara, por duhet të jetë vigjilent për të mos provokuar gjarpërinjtë ‘Copperhead’, theksoi se nuk ishte i lumtur kur e kuptoi lajmin.

“Nuk u gëzova kur e dëgjova këtë” – ka thënë mesfushori i ekipit kombëtar, Thorstvedt.

Biologu, Falyn Owens, i cili punon për Komisionin e Jetës së Egër të Karolinës së Veriut, tregon se gjarpërinjët nuk janë agresiv përfshirë vetëm një gjarpër, por ata mund të sulmojnë, derisa paralajmëron lojtarët norvegjezë dhe u kërkon atyre të jenë shumë vigjilentë nëse topat e golfit përfundojnë jashtë në barin e lartë, ku gjarpri Bakri bëhet më i vështirë për t’u dalluar.

“Asnjë nga gjarpërinjtë tanë nuk është agresiv, përfshirë gjarprin Bakri, por ata mund të sulmojnë në vetëmbrojtje nëse shkelen ose i rrethojnë. Kur ecni nëpër zona me bimësi, kushtojini vëmendje vendit ku shkelni ose shtrini krahët dhe jepini çdo gjarpri që takoni shumë hapësirë” – bëri të ditur biologu, për NRK.no.

Ka rreth 40 lloje të ndryshme gjarpërinjsh në Karolinën e Veriut. Shumica dërrmuese e gjarpërinjve nuk janë helmues e vetmja specie helmuese që jeton në zonën e Greensboro është gjarpri Bakri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat