Kombëtarja e Kosovës stërvitet dhe me synim fitoren ndaj Andorrës

Futboll

Kombëtarja e Kosovës stërvitet dhe me synim fitoren ndaj Andorrës

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 13:29
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores së nesërme (20.00) kundër Andorrës. 

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë. 

Atmosfera në ekip është mjaft pozitive.

Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat