Kombëtarja e Kroacisë merr rrugën për në ShBA, të gatshëm për Botëror

Futboll

Kombëtarja e Kroacisë merr rrugën për në ShBA, të gatshëm për Botëror

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 18:51
Kombëtarja e Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë merr rrugën për në ShBA, të gatshëm për Botëror

Kombëtarja e Kroacisë ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës.

Kroatët do të vendosen në Alexandria të shtetit të Virginias, lokacion i përzgjedhur si kamp bazë i përfaqësueses kroate gjatë qëndrimit të saj në SHBA.

Për Modriqin, ky do të jetë Botërori i pestë në karrierë, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm me Kroacinë, me të cilën ka arritur suksese historike në arenën ndërkombëtare.

Kroacia do të garojë në Grupin L, ku do të përballet me Anglinë, Ganën dhe Panamanë.

Përfaqësuesja kroate synon një tjetër paraqitje të suksesshme në skenën botërore dhe do të kërkojë të sigurojë kalimin në fazën e eliminimit direkt përballë rivalëve të grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat