Media maqedonase lakon emrat e Arsim Thaçit dhe Qatip Osmanit

Futboll

Media maqedonase lakon emrat e Arsim Thaçit dhe Qatip Osmanit

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 13:23
Arsim Thaçi

Mund të ndodhë lehtësisht që Qatip Osmani të kthehet te Shkëndija e Tetovës pas një pushimi trevjeçar, dhe përsëri si trajner.

Osmani ka fituar tre kupa kampionati në Maqedoninë e Veriut.

 “Përveç Bllagoja Milevskit dhe Arsim Thaçit, në garë për stolin e Shkëndijës është edhe Osmani, i cili konsiderohet si një nga trajnerët tanë më të mirë dhe më trofeshëm.

Kujtojmë se Qato i mirënjohur ishte kampion me Shkëndijën në vitin 2011, pastaj në vitin 2018.

Sidoqoftë, drejtuesit e Shkëndijës duhet të marrin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur se kush do të jetë pasardhësi i Jeton Beqirit”, shkruan media maqedonase “Sportsport”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat