Derbi mes Vardarit dhe Shkëndijës do të luhet që në javën e dytë të sezonit të ri

Futboll

Derbi mes Vardarit dhe Shkëndijës do të luhet që në javën e dytë të sezonit të ri

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 16:01
Stadiumi

Kampioni aktual, Vardari, do të ketë një start shumë të vështirë në sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi sot u publikua kalendari i garave.

Në javën e dytë, në Arenën në Shkup do të luhet derbi i madh kundër Shkëndijes së Tetovës, që është ndeshja e parë e madhe e sezonit. Në javën e tretë, Vardari do të luajë edhe ndeshjen e parë si mysafir, ndaj Struga Trim Lum, një nga pretendentët kryesorë për kreun e tabelës.

Sezoni i ri në Ligën e Parë do të fillojë më 25 korrik, ndërsa pjesa e vjeshtës përfundon më 12–13 dhjetor, pas së cilës skuadrat do të shkojnë në pushim dimëror.

Java e parë

Vardari - Bregallnica
Shkëndija (T) - Skopje
Struga TL -  Shkëndija (H)
Sileksi - Bashkimi 
Tikveshi - Arsimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat