Benfica gjen pasuesin e Mourinho

Futboll

Benfica gjen pasuesin e Mourinho

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 20:28
Silva

Klubi portugez Benfica ka konfirmuar emërimin e Marco Silva si trajner të ri të ekipit të parë.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Silva vjen te Benfica pas largimit nga Fulham, ku ka kaluar pesë vite në krye të klubit anglez.

Gjatë kësaj periudhe, ai arriti ta rikthente Fulham në Premier League dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e njëmbëdhjetë.

Benfica e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tretë në kampionatin portugez, nën drejtimin e Jose Mourinho, i cili më pas u largua për të marrë drejtimin e Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat