Një ngjarje e pakëndshme përfshiu përfaqësuesen e Anglisë vetëm pak ditë para debutimit në Kupën e Botës.
Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel po udhëtonte nga Florida drejt qendrës stërvitore në Kansas City, kur iu vodhën pajisjet e stërvitjes, si topa, këpucë futbolli dhe materiale të tjera.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Angleze e Futbollit. Sipas Sky Sport, pjesa më e madhe e materialeve është gjetur. BBC raportoi se dy persona janë ndaluar në lidhje me këtë ngjarje.
Anglia do ta luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës të mërkurën ndaj Kroacisë. Skuadrat e tjera të grupit janë Gana dhe Panamaja.