Granit Xhaka e Ardon Jashari me Zvicrën befasohen në minutën e 90+4

Futboll

Granit Xhaka e Ardon Jashari me Zvicrën befasohen në minutën e 90+4

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 qershor 2026 Në ora: 20:34 Përditësuar në ora: 23:06 më 13.06.2026
Embolo e Xhaka

Befasi

Kombëtarja e Zvicrës nuk e nisi me fitore Kampionatin Botëror në futboll.

Zviceranët shfaqën lojë të mirë por u befasuan nga Katari, duke luajtur baras me rezultat 1:1, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B.

Sulmuesit zviceranë shpërdoruan shumë raste të mira.

Zvicra - Katari 1:1
Stadiumi "Levi's", Santa Clara.
Gjyqtar: S. Martinez (Honduras).
Shikues:70.000.
Shënues: Embolo (17'-nga penalltia) – Khoukhi (90+4’).
Kartona të verdhë: Zakaria - Abunada, Gaber.
Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodrígue (Muheim 89')z, Freuler (Jashari 89'), Xhaka, Aebischer (Rieder 66'); Ndoye (Manzamb 66'), Vargas (Amdouni 79'); Embolo
Katari: Abunada; Al-Oui (Fathi 60'), Pedro Miguel, Khoukhi, Al Amin; Madibo (Al Mannai 79'), Laye, Gaber (Boudiaf 60'); Edmilson Junior (Al Haydos 89'), Abdurisag (Alaaeldin 60'), Afif.

Kapiteni Granit Xhaka zhvilloi paraqitje të mirë së bashku me bashkëlojtarët e tij, ndërsa kjo ishte ndeshja e tij e 13-të në Kampionat Botëror.

Granit Xhaka u paraqit tërë takimin, ndërsa Ardon Jashari nga minuta e 89-të.

Në minutën e 2-të, Zvicra pati fat të madh. Edmilson Junior doli ballë për ballë me portierin, por goditja e tij u ndal nga portieri zviceran.

Në minutën e 6-të, Dan Ndoye pranoi një pasim brenda zonës, kontrolloi topin dhe goditi drejt shtyllës së djathtë, por Mahmoud Abunada reagoi shkëlqyeshëm duke shpëtuar portën e Katarit.

Vetëm tri minuta më vonë, Ndoye shpërdoroi një rast ideal nga rreth 10 metra, duke gjuajtur mbi portë.

Në minutën e 17-të, Breel Embolo realizoi nga penalltia dhe 1:0 për Zvicrën.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Edmilson Junior u fut me shpejtësi në zonë, por goditja e tij nga afërsia nuk e befasoi portierin Gregor Kobel, i cili largoi topin në këndore.

Në minutën e 45+3, Ruben Vargas pranoi një pasim të saktë dhe u gjend i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij drejt anës së majtë u ndal nga Mahmoud Abunada, i cili bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 45+6, Michel Aebischer kontrolloi bukur një top brenda zonës dhe gjuajti drejt këndit të poshtëm të majtë, por një mbrojtës kundërshtar largoi topin nga vija fatale.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Granit Xhaka provoi nga rreth 20 metra, por goditja e tij e fuqishme kaloi pak centimetra mbi traversë.

Në minutën e 75-të, Ruben Vargas u gjend në pozitë të mirë, por portieri i Katarit ndali tentimin e tij.

Vetëm një minutë më vonë, Embolo provoi nga një kënd i vështirë, por edhe ai nuk arriti ta mposhtte portierin kundërshtar.

Në minutën e 90+4 kapiteni Khoukhi me kokë shënoi për rezultatin 1:1 dhe befasojnë Zvicrën.

Pas xhiros së parë, Katari kryeson Grupin B me 1 pikë, pastaj Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina e Kanadaja kanë nga 1 pikë.

Në xhiron e dytë, më 18 qershor, Bosnja dhe Hercegovina përballet me Zvicrën nga ora 21:00, ndërsa Kanadaja më 19 qershor takohet me Katarin nga ora 24:00.

Zvicra synon fitore në sfidën e parë

(E plotësuar) - 90+5  Boualem Khoukhi realizoi me kokë pëer 1:1

Minuta e fundit.

83' Zvicra e mban topin dhe po shfaq disa pasime në stilin tiki-taka për momentin.

80' Zvicra afër fitores.

Zvicra - Katari 1:1

Stadiumi "Levi's", Santa Clara.
Gjyqtar: S. Martinez (Honduras).
Shikues:70.000.
Shënues: Embolo (17'-nga penalltia) - Khoukhi (90+5'.)
Kartona të verdhë: Zakaria - Abunada, Gaber.
Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodrígue (Muheim 89')z, Freuler (Jashari 89'), Xhaka, Aebischer (Rieder 66'); Ndoye (Manzamb 66'), Vargas (Amdouni 79'); Embolo
Katari: Abunada; Al-Oui (Fathi 60'), Pedro Miguel, Khoukhi, Al Amin; Madibo (Al Mannai 79'), Laye, Gaber (Boudiaf 60'); Edmilson Junior (Al Haydos 89'), Abdurisag (Alaaeldin 60'), Afif.

76’ Embolo nga këndi i vdekur por i vetmuar nuk e mposhtu portierin e Katarit.

75’ Vargas në pozitë të mirë por goditjen e tij e pret portieri.

72' Vrapim fantastik dhe gjuajtje nga mesi i zonës nga Fabian Rieder (Zvicër), por një mbrojtës ia mohon një gol pothuajse të sigurt duke ia zënë rrugën me trupin e tij.

66' Murat Yakin përgatit një zëvendësim. Michel Aebischer zëvendësohet nga Fabian Rieder (Zvicër).

62' Karim Boudiaf (Katar) dërgon një top të gjatë, por Gregor Kobel e  kap topin lehtësisht.

55' Zvicra më e mirë se rivali.

49’ Granit Xhaka (Zvicër) godet nga 20 metra por gjuajtja e tij e furishme shkoi për pak centimetra mbi traversë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Zvicra - Katari 1:0.

45+6 Çfarë prekjeje e shkëlqyer nga Michel Aebischer (Zvicër) teksa kontrollon një pasim të mirë në zonë dhe gjuan në këndin e poshtëm të majtë, por një lojtar kundërshtar largon topin nga vija fatale.

45+3' Ruben Vargas (Zvicër) merr një pasim të saktë dhe e gjen veten i vetëm me portierin. Ai gjuan ulët drejt anës së majtë të portës, por Mahmoud Abunada kërcen si luan dhe shpëtoi portën e tij.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë. 6.minuta shtesë.

43' Edmilson Junior (Katar) hidhet me shpejtësi në zonë por goditja e tij nga afërsia nuk e befason portierin Gregor Kobel i cili me këmbë dëboi në korne. 

39' Homam Al Amin (Katar) arrin t’ia heqë topin kundërshtarit të tij, por gjatë këtij procesi shkakton një faull dhe gjyqtari fishkëllen.

37' Assim Omer Madibo (Katar) u tregua shumë i ashpër në përpjekjen e tij për t'ia marrë topin kundërshtarit dhe Said Martinez tregon një faull.33' Pedro Miguel (Katar) nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz që do ta detyronte të largohej nga fusha. Ai është rikthyer në lojë tani.

30' Loja është ndërprerë tani, Pedro Miguel (Katar) pëson një dëmtim dhe fizioterapisti duhet të hyjë në fushë.

27' Ruben Vargas (Zvicër) ekzekuton shpejt goditjen nga këndi me një pasim të shkurtër.

24'  Është koha për pushimin e qetësimit që lojtarët të marrin disa lëngje. Jashtë bën vapë!

21' Denis Zakaria (Zvicër) merr një pasim të saktë topi shkon në shtyllën e majtë, por Mahmoud Abunada tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje brilante..

17' Embolo shënon nga penalltia, 1:0.

14' Penallti për Zvicrën, por shikohet VAR-i.. 

12' Manuel Akanji (Zvicër) kap kokën nga dëshpërimi pasi humbet një mundësi të madhe! Ai merr topin pas goditjes së dënimit dhe bën një prekje të mirë të topit për të lëshuar një gjuajtje të ulët nga afër, por Mahmoud Abunada bën një pritje të bukur.9’ Dan Ndoye shpërdori një rast ideal nga 10 metra, duke gjuajtur mbi portë.

8' Denis Zakaria (Zvicër) përpiqet të dërgojë një pasim, por ai bllokohet.

6’ Dan Ndoye (Zvicër) merr një pasim brenda zonës, kontrollon topin dhe e dërgon atë drejt shtyllës së djathtë. Fatkeqësisht për të, Mahmoud Abunada bën një pritje të shkëlqyeshme dhe shpëtoi portën e tij.

2' Fat i madh për Zvicrën, Edmilson Junior del ballë për ballë por goditja e tij ndalet në këmbët e portierit zviceran.

1' Katari është i rrezikshëm në fillim.

Kapiteni Granit Xhaka me shokë del në fushë.

Gjithçka gati për sfidën Zvicrën dhe Katarin.

Xhaka me shokë synojnë të nisin Botërorin me fitore ndaj Katarit

Sonte luhet ndeshja e radhës në Kampionatin Botëror.

Nikoqiri i edicionit të kaluar, Katari do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës, me të dyja që synojnë të nisin Botërorin me këmbë të mbarë.

Për Xhakën ky do të jetë Botërori i tij i katërt me fanellën “Helvetike”.

Ndeshja Katar-Zvicër, do të luhet në “San Francisco Bay Arena Stadium” të Santa Clarës, me fillim në orën 21:00.

Xhaka e nis si titullar. Publikohen formacionet

Zvicra e Granit Xhakës nis Botërorin me sfidën ndaj Katarit sot në orën 21:00 në Santa Clara të Kalifornisë.

Kombëtarja helvete është favorite, ndërsa që prej vitit 1994 nuk ka humbur asnjë nga sfidat hapëse të Kupës së Botës, ku ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime.

Pas një faze kualifikuese ku nuk u gjend asnjëherë në disavantazh, kërkon të tregojë më shumë në fushë se në turnetë e kaluar.

Katari, pas debutimit si organizator në një fazë finale të Botërorit 4 vite më parë, ku pësoi vetëm humbje, kësaj here siguroi vendin nga kualifikueset dhe me trajnerin Julen Lopetegui synon të marrë më shumë.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, ku Granit Xhaka do e nisë si titullar.

Granit Xhaka do fitore, publikohen formacionet zyrtare

Zvicra e nis fushatën e Kupës së Botës në Kaliforni me një ndeshje kundër Katarit, vendit organizator të vitit 2022.

Kampionët aziatikë dy herë radhazi i humbën të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve në debutimin e tyre katër vite më parë në tokën e tyre.

Në anën tjetër, Zvicra ka arritur në fazën e 1/8 të finales në tre turnetë e fundit radhazi.

Trajneri Murat Yakin ka në dispozicion nëntë lojtarë që aktivizohen në Bundesliga.

Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel, dhe qendërmbrojtësi i Gladbach, Nico Elvedi, janë në formacionin startues, ndërsa Silvan Widmer (Mainz), Miro Muheim (HSV), Johan Manzambi (Freiburg), Fabian Rieder (Augsburg), Aurèle Amenda (Eintracht Frankfurt), Luca Jaquez (Stuttgart) dhe Cedric Itten (Fortuna Düsseldorf) shpresojnë të marrin minuta nga stoli gjatë ndeshjes.

Për më tepër, edhe tetë lojtarë të tjerë në skuadër kanë përvojë në Bundesliga, përfshirë kapitenin Granit Xhaka (Gladbach dhe Leverkusen), Manuel Akanji (Dortmund), Denis Zakaria (Gladbach), Ricardo Rodríguez (Wolfsburg), Rubén Vargas (Augsburg) dhe Breel Embolo (Gladbach dhe Schalke), të cilët janë të gjithë në formacionin startues.

Nga ana tjetër, Homam Ahmed, i cili sapo ka siguruar ngjitjen në Segunda División me Cultural Leonesa, është në formacionin startues të Katarit.

Mbrojtësi i krahut 26-vjeçar është i vetmi lojtar në listën prej 26 futbollistësh të Julen Lopetegui që aktivizohet në një klub jashtë Katarit.

Zvicra - Katari
Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodríguez, Freuler, Xhaka, Aebischer; Ndoye, Vargas; Embolo
Katari: Abunada; Al-Oui, Pedro Miguel, Khoukhi, Al Amin; Madibo, Laye, Gaber; Edmilson Junior, Abdurisag, Afif.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat