Gjermania regjistron fitoren më bindëse deri më tani, 7:1

Futboll

Gjermania regjistron fitoren më bindëse deri më tani, 7:1

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 qershor 2026 Në ora: 18:23 Përditësuar në ora: 20:57 më 14.06.2026
Pamje nga ndeshja

Super Gjermania

Gjermania ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror, duke mposhtur bindshëm Kurasaon me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Edhe pse Kurasao, një shtet me rreth 150 mijë banorë, shkroi histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botëror, futbollistët gjermanë nuk treguan mëshirë dhe dominuan plotësisht takimin.

Gjermania kaloi në epërsi qysh në minutën e 6-të, kur Felix Nmecha demonstroi cilësitë e tij teknike duke realizuar një gol të bukur me volej nga rreth 15 metra për rezultatin 1:0.

Gjermania – Kurasao 7:1

Stadiumi “NGB”, Houston.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: J. Jayed  (Maroku).
Shënues: Nmecha (6', Schlotterbeck (38'), Havertz 45+4' - nga penalltia e 88'), Musiala (47'), Brown (68'), Undav (78') - Comenencia (21').
Kartona të verdhë:
Gjermania: Neuer, Kimmich (Anton 83'), Tah (Rudiger 73'), Schloterbeck, Brown (Raum 73'), Nmecha (Goretzka 73'), Pavlloviq, Wirtz, Musiala (Undav 64'), Sane, Havertz.
Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen (Antonisse 46'), Ching (Kastaneer 83'), Bacuna, Locadia (Margaritha 65').

Vetëm tri minuta më vonë, Nmecha u gjend sërish në pozitë ideale pas një harkimi në zonë, por tentativa e tij përfundoi pranë shtyllës së djathtë.
Befasia erdhi në minutën e 21-të, kur Livano Comenencia realizoi për Curaçaon dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Gjermanët reaguan shpejt dhe në minutën e 38-të Nico Schlotterbeck shënoi me kokë, duke rikthyer epërsinë 2:1 dhe Havertz (nga penalltia - 45+4') realizoi për 3:1.

Pjesa e dytë ishte plotësisht në dominimin e gjermanëve. Në minutën e 47-të, Jamal Musiala realizoi nga një kënd i vështirë për 4:1, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Më pas, në minutën e 68-të, Nathaniel Brown shënoi golin e pestë, ndërsa në minutën e 78-të Deniz Undav vulosi rezultatin përfundimtar 6:1.

Havertz vulosi rezultatin 7:1 në minutën e 88-të.

Gjermania e nisi në mënyrë perfekte aventurën në Grupin E, ku bën pjesë së bashku me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasaon.

Ndeshjen e ardhshme Gjermania e zhvillon më 20 qershor ndaj Bregut të Fildishtë (22:00), ndërsa më 21 qershor Ekuadori përballet me Curaçaon (02:00).

Më 20 qershor Gjermania ndeshet me Bregun e Fildishtë (22.00) dhe më 21 qershor Ekuadori sfidohet nga Kurasao (02.00).

Gjermania fiton me lehtësi

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

82' David Raum (Gjermani) nuk arrin të bëjë një krosim të mirë nga këndi dhe topi del jashtë loje.

78' Gol! Një gjuajtje e bukur e drejtuar në rrjetë nga Deniz Undav (Gjermani).

73' Gjyqtari jep sinjalin se është koha për një zëvendësim dhe David Raum (Gjermani) po hyn në fushë, pasi Nathaniel Brown nuk mund të vazhdojë lojën pasi pësoi një dëmtim.

Gjermania – Kurasao 7:1

Stadiumi “NGB”, Houston.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: J. Jayed  (Maroku).
Shënues: Nmecha (6', Schlotterbeck (38'), Havertz 45+4' - nga penalltia e 88'), Musiala (47'), Brown (68'), Undav (78') - Comenencia (21').
Kartona të verdhë:
Gjermania: Neuer, Kimmich (Anton 83'), Tah (Rudiger 73'), Schloterbeck, Brown (Raum 73'), Nmecha (Goretzka 73'), Pavlloviq, Wirtz, Musiala (Undav 64'), Sane, Havertz.
Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen (Antonisse 46'), Ching (Kastaneer 83'), Bacuna, Locadia (Margaritha 65').

68' Nathaniel Brown (Gjermani) realizon, 5:1

67' Një gol i shënuar nga Leandro Bacuna (Curacao) u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

59' Gjermania po e kontrollon topin për momentin duke shkëmbyer disa pasime të sakta nga njëri lojtar në tjetrin.

54' Aleksandar Pavlloviq (Gjermani) gjuan nga 16-shi, por e dërgon topin sipër portës.

47' Jamal Musiala (Gjermani) nga këndi i vdekur e nga afërsia e fut topin në rrjetë dhe 4:1.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+4' Havertz realizoi nga penalltia, 4:1.

Gjyqtari i katërt tregon 4 minuta kohë shtesë.

44' Topi largohet pasi Florian Wirtz (Gjermani) u përpoq të driblonte duke kaluar një lojtar kundërshtar.

40' Juninho Bacuna (Curacao) bën një ndërhyrje të fortë.

38' Nico Schlotterbeck (Gjermani) realizoi me kokë, 2:1 për Gjermaninë.

37' Juninho Bacuna (Curacao) shkon drejt portës, por gjuan shumë mirë sipër portës.

32' Mbrojtësi bllokon me guxim gjuajtjen e Leroy Sane (Gjermani) brenda zonës.

o' Aleksandar Pavlloviq (Gjermani) e gjuan topin me shpejtësi nga jashtë zonës, por përpjekja e tij bllokohet nga mbrojtësi.

28' Nico Schlotterbeck (Gjermani) kërcen më lart por goditja e tij me kokë nga portieri Eloy Room grushtohet në korne.

21’Livano Comenencia (Curacao) nga rreth metra befason Gjermaninë, duke barazuar rezultatin 1:1.\

19' Leandro Bacuna (Curacao) e godet topin drejt portës.

16'  Felix Nmecha (Gjermani) nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e skuadrës brenda zonës.

14' Florian Wirtz (Gjermani) vrapon drejt topit dhe gjuan me shpejtësi, por e dërgon atë shumë pranë shtyllës së majtë.

11' Leroy Sane (Gjermani) synon portën, por gjuan jashtë.

9' Çfarë rasti! Felix Nmecha (Gjermani) e gjen veten të pamarkuar në një pozicion ideal pasi merr një krosim në 16-sh dhe përpjekja e tij del shumë larg shtyllës së djathtë.

6' Futbollisti Felix Nmecha (Gjermani) tregon aftësitë e tij të shkëlqyeshme teksa e gjuan topin me volej nga brenda zonës (15 metra) në anën e majtë të portës, 1:0.

5' Kurasao po luan mirë ndaj Gjermanisë.

2' Florian Wirtz (Gjermani) rrëshqet një pasim përpara, por njëri nga mbrojtësit e pret.

1' Fillon ndeshja.

 Kurasao është një vedn që nuk ka më shumë se 150 mijë banorë dhe vjen nga  Veriore dhe Qendrore

Gjithçka gati për sfidën mes Gjermanisë dhe Kurasao në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror në futboll.

Gjermania vjen në formë të shkëlqyer

Gjermania vjen në formë të shkëlqyer në këtë Botëror me 9 fitore radhazi dhe konsiderohet favorite për të qenë e para në grupin e saj.

Sfida e parë e turneut do të jetë përballë Kurasaos, një nga ekipet debutues të këtij aktiviteti që luhet për herë të parë me 48 skuadra.

Ndeshja që do të luhet sot prej orës 19:00 në Hjuston nis pa histori pasi përfaqësuesja gjermane ka mbi 90% shanse për ta fituar, por te Kurasao mbështeten te përvoja e trajnerit holandez, Dick Advocaat.

Po në Grupin E, Bregu i Fildishtë do të luajë me Ekuadorin në orën 01:00 pas mesnate në Filadelfia.

Ekipi afrikan kthehet në finalet e Botërorit pas 12 vitesh dhe kërkon të tregojë edhe një herë forcën. Ekuadori ka shumë ndeshje pa humbje dhe gjatë fazës kualifikuese ishte një nga mbrojtjet më të forta të Amerikës së Jugut. Kjo sfidë pritet të jetë shumë e ekuilibruar.

Një tjetër emër i njohur europian, por që nuk e ka fituar trofeun e Kupës së Botës pavarësisht se ka luajtur 3 finale do të nisë garën.

Holanda do të luajë me Japoninë në orën 22:00 në Teksas. Skuadra aziatike synon të bëjë surprizën edhe pse holandezët nuk kanë humbur ndonjëherë këtë sfidë direkte.

Në përballjen tjetër të Grupit F, Suedia do të luajë me Tunizinë takimin e parë prej orës 04:00 në Monterrei.

Nagelsman nuk kursen asnjë yll

Nagelsman nuk kursen asnjë yll dhe hedh në fushë më të mirët!

Gjermania do të zbresë në fushë në orën 19:00 ku do të përballet me kombëtaren më të vogël të Botërorit, Kuraçao.

Trajneri Nagelsman nuk ka kursyer asnjë yll duke i hedhur në fushë që nga minuta e parë.

Pavarësisht se “Pancerat” janë favoritë absolutë, ata nuk duan ti lënë asgjë në dorë rastësisë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi përballë kundërshtarëve.

Përballë do të kenë kombëtaren më të vogël në histori

Gjermania nis sot rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 me misionin e vetëm për të fituar trofeun,q ë do të ishte i pesti në histori.

Kombëtarja e drejtuar nga Julian Nagelsmann do të përballet me Curacao-n, e cila është kombëtarja më e vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror. Ata kanë një popullsi prej vetëm 156,000 banorësh.

Gjermania e nis me këtë formacion zyrtar: Neuer – Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Broën – Pavlovic, Nmecha – Sane, Musiala, Wirtz – Havertz

Curacao e nis më këtë formacion zyrtar ndeshjen e tyre të parë në historinë e Kupës së Botës:

Dy kombëtaret bëjnë pjesë në grupin E, bashkë me Ekuadorin dhe Bregun e Fildishtë. Për gjermanët nuk ka rrugë tjetër veçse fitores në ndeshjen e tyre të parë, aq më tepër që kanë përballë një kundërshtar tejet modest.

Gjermani - Kurasao, publikohen formacionet zyrtare

Gjermania e nis sot, më 14 qershor rrugëtimin në Botëror.

Kombëtarja e panzerave vjen në formë të shkëlqyer me 9 fitore radhazi dhe konsiderohet favorite për të qenë e para në grupin e saj.

Sfida e parë e turneut do të jetë përballë Kurasaos, një nga ekipet debutues të këtij aktiviteti që luhet për herë të parë me 48 skuadra.

Ndeshja që do të luhet sot prej orës 19:00 në Hjuston nis pa histori pasi përfaqësuesja gjermane ka mbi 90% shanse për ta fituar, por te Kurasao mbështeten te përvoja e trajnerit holandez, Dick Advocaat.

Pak minuta para startit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Tah, Schloterbeck, Broën, Nmecha, Pavlovic, Ëirtz, Musiala, Sane, Havertz.

Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen, Ching, Bacuna, Locadia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat