Elye Wahi nën hetim për baste, u arrestua në maj në Francë

Futboll

Elye Wahi nën hetim për baste, u arrestua në maj në Francë

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 19:59
Elye Wahi

Elye Wahi, sulmues i Bregut të Fildishtë që luan për Nice, u arrestua më 29 maj për manipulim ndeshjesh.

Ai u akuzua për përpjekje për të manipuluar rezultatin e ndeshjes kundër Metz më 17 maj 2026. Sulmuesi i lindur në vitin 2003 u lirua më vonë, por mbetet nën hetim. Wahi aktualisht luan për Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës dhe ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit.

Lajmi u zbulua nga gazeta e njohur amerikane The Athletic, e cila kontaktoi forcat e rendit:

“Mund të konfirmojmë se një futbollist 23-vjeçar, i cili garon në Ligue 1 franceze, u arrestua më 29 maj si pjesë e një hetimi të hapur nga zyra e prokurorit të Marsejës për akuzat për mashtrim të organizuar, korrupsion në sportet e organizuara, menaxhim të të ardhurave nga krimi dhe pastrim parash.

Ai u lirua pasi u mor në pyetje në paraburgim nga policia. Hetimi është duke vazhduar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat